ALARMI/ Cënimi sigurisë ushqimore – Ja produkti me slogan dhe përmbajtje çorientuese për konsumatorin

Një tjetër produkt ushqimor që tregtohet në Shqipëri ka një slogan dhe përmbajtje me elementë mashtrimi dhe është çorientuese për publikun.

Këtë alarm për sigurinë ushqimore e ngriti sot drejtuesi i një OJF-je që ka në fokus kryesor mbrojtjen e konsumatorit, Granit Sokolaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sokolaj ndan detaje dhe pamje të produktit, që tregtohet si një kos i lëngshëm me fruta dhe që sipas tij është një rast alarmi dhe duhet të vendosë para përgjegjësisë ligjore kompaninë importuese.