Teksa vazhdon aksioni për lirimin e hapsirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një përfaqësuese të sistemit të drejtësisë, duke i akuzuar për veprime që sipas tij dëmtojnë interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive të përbashkëta.
Rama, në një lidhje live në Facebook pas një takimi për çlirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në Vlorë, shprehu pakënaqësinë ndaj një vendimi të prokurores Elsa Gjeli që, sipas tij, pengon shtetin në përpjekjet për të mbrojtur territorin dhe ligjin.
Ai e cilësoi vendimin e saj “të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm”, duke e quajtur atë një akt që dëmton rëndë interesat e Republikës së Shqipërisë.
“E pamundur të zhvillojmë në një truall shtetëror për shkak të një sekuestroje të vendosur prej vitesh nga një prokuror tjetër. Këto janë pengesa të pajustifikueshme,” tha Rama, duke lënë të kuptohet se situata të ngjashme janë të shumta dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm institucional.
Ai i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë të marrë masa ndaj prokurores Gjeli, duke e akuzuar për paaftësi dhe shkelje të rëndë të detyrës, ndërsa kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të shqyrtojë rastin për të vlerësuar nëse ajo është e denjë të vijojë të paguhet nga taksat e qytetarëve.Kryeministri paralajmëroi se ky është vetëm rasti i parë në një seri përplasjesh të mundshme me prokurorë që, sipas tij, “paguhet më shumë se mësuesit dhe policët, por tradhtojnë me paaftësi, padituri, apo edhe me qëllim interesin publik.”
Kryeministri Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, pas takimit të zhvilluar në Vlorë, ka folur në lidhje me çlirimin e zonave publike të zëna.
Ai ka paralajmëruar se çdo prokuror i cili do të veprojë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve, do të përballet me pasoja.
“Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar atë që s’mund të kuptoja, pro edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po ju lexoj si arsyeton zonja e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve e cila presupozohet që duhet të mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli nga individë si ai që ka “plagosur” Thethin në cënim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh, ku është edhe një zonë e mbrojtur.
Duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vijojmë punën që na obligon një mbështetje historike të marrë atje, po j them si e kemi të pamundur të zhvillojmë në një truall tërësisht shtetëror sepse një prokuror tjetër ka ëvënë pronat shtetërore në sekuestro, që zgjat prej vitesh, e të tilla ka plot.
I kërkova Ministrisë së Drejtësisë të veproja menjëherë ndaj zonjës Gjeli që la në baltë shtetin, qytetarët, të gjitha strukturat që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për t’iu paguar nga taksapaguesit si prokurore. Kam përkuar që çështja e saj t’i përcillet KLP që të shohë dëmin e madh që ka sjellë mosfillimi i çështjes penale interesit publik, e të vlerësojë nëse është e denjë të paguhet nga tasat e qytetarëve. Ky është rasti i parë që do të pasohet sa herë që përballemi me prokurorë territoresh që paguhen më shumë se mësuesit e policët dhe tradhtojnë me paaftësi dhe padituri, apo edhe qëllim, me paturpësi tradhtojnë interesat e shtetit dhe qytetarëve”, tha ai.









