BOTERORI I KLUBEVE/ Shpërthejnë në festë brazilianët – Fluminense avancon në gjysmëfinale (VIDEO)

Fluminense dhe Al Hilal u përballën në orën 21:00, në stadiumin “Camping World”, të Orlandos, në duelin e parë çerekfinal të Botërorit të Klubeve. Trumfues doli Fluminense me rezultatin 2 me 1.

Të dy këto skuadra janë padyshim surpriza më e madhe e këtij kompeticioni. Brazilianët e Fluminenses eliminuan Interin, me rezultatin 2-0, ndërkohë që Al Hilali i Inzagit, ia doli ndaj Mançester Sitit. 

Të dy skuadrat do të tentuan gjithçka për gjithçka, për të siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.  

FLUMINENSE – AL HILAL 2-1

Martineli 40′, Herkules 70′ / Markos Leaonardo 51′

GOLI I HERKULES: VIDEO 

GOLI I MARKOS LEONARDO: VIDEO 

GOLI I MARTINELIT: VIDEO