Fluminense dhe Al Hilal u përballën në orën 21:00, në stadiumin “Camping World”, të Orlandos, në duelin e parë çerekfinal të Botërorit të Klubeve. Trumfues doli Fluminense me rezultatin 2 me 1.
Të dy këto skuadra janë padyshim surpriza më e madhe e këtij kompeticioni. Brazilianët e Fluminenses eliminuan Interin, me rezultatin 2-0, ndërkohë që Al Hilali i Inzagit, ia doli ndaj Mançester Sitit.
Të dy skuadrat do të tentuan gjithçka për gjithçka, për të siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.
FLUMINENSE – AL HILAL 2-1
Martineli 40′, Herkules 70′ / Markos Leaonardo 51′
GOLI I HERKULES: VIDEO
GOLI I MARKOS LEONARDO: VIDEO
GOLI I MARTINELIT: VIDEO









