Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR-it. Berisha u shpreh se zgjedhjet e 11 majit i përmbys vetëm me paragrafin ku thotë se fusha ishte e pabarabartë.
Ai theksoi se raporti shkruan se zgjedhjet nuk ishin të drejta. Sipas tij kryeministri Edi Rama po bën përpjekjet më të jashtëzakonshme që ti fshi gjërat por po dështon.
“Ata kanë lexuar sigurisht dhe kanë dijeni, janë të informuar për raportin paraprak të OSBE-ODIHR, i cili zgjedhjet i përmbys vetëm me paragrafin ku thotë se; fusha ishte e pabarabartë. Pra zgjedhje të drejta nuk pati dhe pastaj i rreshton të gjitha. Por natyrisht duke e nxjerrë nga gjuha diplomatike të gjithë procesin, farsa paraqitet edhe më e shëmtuar.
Konkretisht pritet raporti përfundimtar dhe do qëndrohet fuqishëm mbi çdo rekomandim dhe çdo konkluzion. Por ki parasysh një gjë, që narkoshteti, Edi Rama po bën përpjekjet më të jashtëzakonshme që ti fshi gjërat dhe ju garantoj se po dështon,” tha ai.









