BOTERORI I KLUBEVE/ Real Madrid fluturon në çerekfinale – Juventus merr valixhet…

Këtë të martë u luajt ndeshja Real Madrid – Juventus në fazën e 1/8-ave. Triumfues dolën spanjollët me rezultatin 1 me 0, ndërsa Juventus pas realizimit të një ndeshjeje të bukur eliminohet dhe largohet nga botërori i klubeve me kokën lart.

Real Madrid pas shumë tentativash në zonën italiane arriti të gjejë golin e fitores nga Gonzales Garcia, i cili me një gjuajtje me kokë e çoi topin në rrjetë, duke i vendosur madrilenët në avantazh në minutën e 54′.

Zonja e bardhë tentoi disa herë ta çonte topin në rrjetë, pormdisa prej tyre u ndalën nga gjiganti, Thiabut Courtois.

Tani, Real Madrid ka qëllim gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve, pasi do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Dortmund dhe Monterrey, që do të luhet sot në orën 3 të mengjesit.

Padyshim që Dortmund është favorit për të fituar, por futbolli është një sport i mbushur me surpriza.