Një raketë e lëshuar nga Jemeni u interceptua sonte nga ushtria izraelite, pak pasi në Jerusalemin qendror dhe në zona të tjera të vendit u aktivizuan sirenat e alarmit për sulm ajror. Në një deklaratë të shkurtër, ushtria konfirmoi se raketa u neutralizua me sukses.
“Fati i Jemenit është i njëjtë me atë të Teheranit”, tha Katz në një deklaratë, duke iu referuar konfliktit 12-ditor të muajit të kaluar, gjatë të cilit Izraeli shënjestroi programet bërthamore dhe raketore të Iranit.
“Pasi ia goditëm kokën gjarprit në Teheran, do t’i godasim edhe Huthit në Jemen. Kushdo që ngre dorë kundër Izraelit, ajo dorë do të pritet”, – thuhet në deklaratë.









