Është arrestuar në Dibër me qëllim ekstradimin drejt Italisë, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I arrestuari, kërkohej nga autoritetet italiane pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Gjykata e L’Aquilas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sipas Kodit Penal italian, kjo vepër parashikon një dënim me mbi 4 vjet burg.
Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari u arrestua në kudër të një operacioni policor të koduar “Operacionalja 50”, të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me partnerët italianë dhe rrjetin ENFAST i cili lehtëson kapjen e personave të rrezikshëm dhe në kërkim në nivel ndërkombëtar.
Vijon procedura për ekstradimin e 40-vjeçarit në Itali, ku do të përballet me drejtësinë.









