MBYLLET RINUMERIMI/ Konfirmohet në Tiranë deputeti i dytë i “Mundësisë” – Alimehmeti edhe kësaj here mbetet thatë; PD e PS rezultojnë vjedhëse votash

1207 kutitë e kryeqytetit janë rinumëruar për nëntë ditë me radhë dhe është konfirmuar mandati i dytë i Partisë Mundësia.
Alimehmeti edhe kësaj here mbetet thatë, kurse PD e PS rezultojnë vjedhëse votash

Madje, Erlad Kapri ka thelluar më tej diferencën me kandiatët opozitarë, ndryshe nga sa ata pretendonin se do ia merrnin mandatin.

“Pas 9 ditësh të gjata, përfundoi rinumërimi i 1207 kutive të Tiranës. U desh durim, këmbëngulje dhe vendosmëri, por sot mandati i MUNDËSISË u konfirmua me disa qindra vota më shumë diferencë. Mbi 30 të rinj dhe të reja qëndruan deri në kutinë e fundit. I dolën zot çdo vote, ashtu siç premtuam para zgjedhjeve.

Mirënjohje me zemër për përkushtimin e tyre dhe për mijëra qytetarë që na shkruajtën, na mbështetën dhe besuan te projekti ynë politik. Zëri i tyre është i qartë, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë. Jo për fasadë, jo për pazare.

Një opozitë që përballet me këtë qeveri të korruptuar, një alternativë perëndimore, që ndërton mbi një model të drejtë dhe të ndershëm. Ne do të jemi aty, të palëkundur dhe të vendosur për të bërë opozitën që ky vend s’e ka parë ndonjëherë”, shkruan Erald Kapri, studiues dhe tashmë deputet në Parlamentin e ri.