PARALAJMERON TRUMP/ Kërcënimi i presidentit amerikan ndaj Serbisë: Nëse sulmoni Kosovën, ju nuk bëni tregti me SHBA-në. Pastaj ata…

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe.

Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonte drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi.

Kështu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin. Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Howard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?

U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë.

Dhe të dyja palët ranë dakord. Të dyja kanë udhëheqës të mirë. Ranë dakord të mos e bëjnë.

Kështu që bëmë shumë.

Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin. I thashë: Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje.

Dhe mendoj se diçka do të ndodhë atje. Por ne kemi bërë punë të shkëlqyer.

India dhe Pakistani, po shkonte drejt një konflikti bërthamor. E ndaluam. Bëmë shumë punë.

Nuk e di nëse ka pasur ndonjë president që ka bërë më shumë se kaq,” tha Trump.