Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk është i interesuar të rifillojë bisedimet me Iranin për armët bërthamore.
Në konferencën për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë, Trump tha se sulmet e SHBA shkatërruan armët bërthamore të Iranit, shkruan AP.
I pyetur nëse është i interesuar të rifillojë bisedimet bërthamore me Iranin, Trump u shpreh se nuk është.
Por më tej, presidenti amerikan u shpreh se Shtëpia e Bardhë do të zhvillojë bisedime me Iranin javën e ardhshme.
“Mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di”, thotë ai. “Për mua, nuk mendoj se është aq e nevojshme. Dua të them, ata patën një luftë, luftuan, tani janë kthyer në botën e tyre”.
E vetmja gjë që SHBA-të do të kërkonin, shton ai, është që Irani mos të ketë armë bërthamore.
“Thashë, Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Është hedhur në erë. Ne e hodhëm në erë deri në fund të mbretërisë. Kështu që nuk kam shumë bindje për këtë.”, tha ai.
“Nga mënyra se si e shoh unë, ata luftuan, lufta ka mbaruar. Nuk më intereson nëse kam apo jo një marrëveshje» sepse ne shkatërruam armën bërthamore», duke shuar ambiciet atomike të Iranit. Ata nuk do ta bëjnë gjithsesi. Ata e kanë përjetuar këtë gjë”, theksoi ai.









