ULTIMATUMI/ Trump paralajmëron Izraelin: Mos lëshoni më bomba, ktheni pilotët në shtëpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Izraelin përmes një postimi në Truth Social që të mos kryejë më sulme ajrore në Iran.

“Izrael. Mos i lëshoni bombat. Nëse e bëni është shkelje e madhe. Ktheni pilotët në shtëpi!”, shkroi Trump, raporton A2 CNN.

Paralajmërimi vjen pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, që hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA dhe Katari.