AKSIDENT TRAGJIK/ Makina përplas motoçikletën në Divjakë, 15-vjeçari humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 12:30 në fshatin Kamenicë, në Divjakë. Sipas policisë, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohet nga një shtetas 15-vjeç.

Si pasojë e përplasjes 15-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërsa në Komisariat është shoqëruar drejtuesi i automjetit, për veprimet të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.