TERMET/ Shkundet Tirana nga lëkundje tërmeti të shkallës 4.4 Rihter

Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë në Tiranë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.7.

Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth, si edhe në Durrës. Tërmeti është shoqëruar nga tre paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2 dhe 3.1 ballë.


Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale. Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, sidomos tek ata që banojnë në katet e sipërme të pallateve. 

160

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm 5.8 ballë goditi Tiranën dhe Durrësin më 21 shtator, ku dhjetra persona u plagosën dhe u dëmtuan shumë banesa.

.