REFUZIMI/ Trump shpalli armëpushimin – Irani: Nuk ka marrëveshje derisa Izraeli t’i japë fund sulmeve

Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se nuk do të jetë asnjë marrëveshje për armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake.

Abbas Araghchi tha në rrjetin social “X” se përgjigjja e Iranit do të vazhdojë derisa Izraeli të ndërpresë agresionin. Ai shton se “nëse Izraeli ndalon agresionin ndaj popullit iranian jo më vonë se ora 4 e mëngjesit, atëherë Teherani nuk do të sulmojë më”.

“Siç e ka bërë të qartë vazhdimisht Irani: Izraeli nisi luftë kundër Iranit, jo anasjelltas. Deri më tani, nuk ka asnjë “marrëveshje” për ndonjë armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake. Megjithatë, me kusht që regjimi izraelit të ndalojë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian jo më vonë se ora 4 e mëngjesit sipas kohës së Teheranit, ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë përgjigjen tonë më pas”, shkroi Araghchi.

Sipas ministrit iranian, “vendimi përfundimtar për ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga Teherani do të merret më vonë dhe me kusht që regjimi izraelit të ndërpresë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian” deri në mëngjesin e sotëm.

Më herët Donald Trump njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit.