Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka folur lidhur me sulmet amerikane në centralet bërthamore iraniane. Trump thotë se vendet që bombarduesit amerikanë goditën në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë.
Por sipas tij janë disa nga mediat amerikane që po raportojnë “gënjeshtra”, duke thënë të kundërtën. Trump ka nxjerrë emrat e këtyre mediave që janë CNN, NBC news, ABC news dhe gazetarët përkatës. Ai shton më tej se këto media mashtrojnë në raportimet e tyre dhe prandaj shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.
Vendet që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur. Dhe madje edhe ata thonë se ishin “shumë mirë të shkatërruara!”
Ata që punojnë shumë në këto raportime gënjeshtra janë Allison Cooper i “Lajmeve të rreme” CNN, budallai Brian L. Roberts, Kryetar i “Con”cast, Jonny Karl i “Lajmeve të rreme” të ABC, dhe NBC “Lajme të rreme” të Concast. Nuk mbaron kurrë me mashtruesit në media, dhe kjo është arsyeja pse shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave – ZERO BESUESHMËRI!
Ja postimi i tij i plotë: https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114734021412822365









