PRONONCIMI/ Vendet që goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht” – Trump: Ja kush janë mashtruesit që thonë të kundërtën dhe besueshmërinë e kanë zero

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka folur lidhur me sulmet amerikane në centralet bërthamore iraniane. Trump thotë se vendet që bombarduesit amerikanë goditën në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë.

Por sipas tij janë disa nga mediat amerikane që po raportojnë “gënjeshtra”, duke thënë të kundërtën. Trump ka nxjerrë emrat e këtyre mediave që janë CNN, NBC news, ABC news dhe gazetarët përkatës. Ai shton më tej se këto media mashtrojnë në raportimet e tyre dhe prandaj shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Vendet që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur. Dhe madje edhe ata thonë se ishin “shumë mirë të shkatërruara!”

Ata që punojnë shumë në këto raportime gënjeshtra janë Allison Cooper i “Lajmeve të rreme” CNN, budallai Brian L. Roberts, Kryetar i “Con”cast, Jonny Karl i “Lajmeve të rreme” të ABC, dhe NBC “Lajme të rreme” të Concast. Nuk mbaron kurrë me mashtruesit në media, dhe kjo është arsyeja pse shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave – ZERO BESUESHMËRI!

Ja postimi i tij i plotë: https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114734021412822365