DETAJE MBI SULMIN/ “Kur flet Trump gjithë bota duhet të dëgjojë” – Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Shkatërruam me sukses programin bërthamor iranian

Sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth dhe kryetari i shefave të përbashkët të shtabit, Dan Caine (zyrtari më i lartë ushtarak amerikan) kanë mbajtur një konferencë pas sulmeve të mbrëmshme ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Sekretari i Mbrojtjes, e hapi konferencën për shtyp duke thënë se forcat amerikane “kryen një sulm preciz në mes të natës kundër tre objekteve bërthamore në Iran”.

Qëllimi sipas tij ishte të shkatërrohej ose të degradohej rëndë programi bërthamor i Iranit.

“Ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe dërrmues”, deklaron ai. “Ne e shkatërruam programin bërthamor iranian.”

Hegseth vazhdon duke thënë se Presidenti Trump ka deklaruar për më shumë se një dekadë se “Irani nuk duhet të ketë një armë bërthamore” dhe falë vendimit të mbrëmshëm, “ambiciet bërthamore të Iranit janë zhdukur”.