Papa Leo i XIV, gjatë fjalës së tij në lutjen e së dielës është ndalur dhe te konflikti Izrael-Iran.
Ati i Shenjtë tha se “Lajme alarmuese vazhdojnë të vijnë nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani”.
Më tej Papa tha se nga ky skenar dramatik, vuajtjet e përditshme në Gaza dhe territoere të tjera rrezikojnë të harrohen dhe pse nevoja për ndihma është gjithnjë e më alarmanete.
“Në këtë skenar dramatik, që përfshin Izraelin dhe Palestinën vuajtjet e përditshme të popullsisë, veçanërisht në Gaza dhe në territore të tjera, rrezikojnë të harrohen, edhe pse nevoja për ndihmë të mjaftueshme humanitare bëhet gjithnjë e më urgjente”, u shpreh Ati i Shenjtë.
Ati i Shenjtë deklaroi se njerëzimi sot më shumë se kurrë bërtet dhe lutet për paqe.
“Sot më shumë se kurrë, njerëzimi bërtet dhe lutet për paqe”, tha Papa.
Papa tha se thirrja për paqe “kërkon përgjegjësi dhe arsye dhe nuk duhet të mbytet nga gjëmimi i armëve ose nga fjalët retorike që nxisin konflikt”.
Papa Leo i bëri thirrje çdo anëtari të bashkësisë ndërkombëtare të marrë përsipër përgjegjësinë e tij morale për të “ndaluar tragjedinë e luftës përpara se ajo të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme”.
Kur dinjiteti njerëzor është në rrezik, tha ai, asnjë konflikt nuk është i largët.
“Lufta nuk i zgjidh problemet”, vuri në dukje Papa. “Përkundrazi, ajo i amplifikon ato dhe shkakton plagë të thella në historinë e popujve – plagë që duhen breza për t’u shëruar. Asnjë fitore ushtarake nuk mund të kompensojë kurrë dhimbjen e një nëne, frikën e një fëmije ose një të ardhme të vjedhur.”
Si përfundim, Papa Leo XIV shprehu shpresën e tij që zhurma e armëve të heshtë









