OFERTA/ Talenti i Gjermanisë U-21 zbulon shifrën tunduese të Federatës Shqiptare të Futbollit

“EURO 2025” në Sllovaki mes shumë talenteve ka zbuluar edhe Nelson Veiper. Sulmuesi i Gjermanisë të drejtuar nga Antonio Di Salvo ka shfrytëzuar në maksimum shansin e dhënë nga komisari teknik, pasi në ndeshjen e tretë të grupit ku u aktivizua përballlë Anglisë arriti që të shënonte një gol të bukur.

Konkurenca e madhe në majën e sulmit të ekipit gjerman ka bërë që Nelson Veiper të ketë pak hapësira pasi titullar është Nik Voltmejd. Pas tri ndeshjeve në grup, Gjermania u kualifikua për më tej dhe të dielën pret të ndeshet me përfaqësuesen e Italisë, ndërsa sulmuesi i Maincit ka lënë të kuptohet se do të jetë gati nëse Di Salvo do të ketë nevojë.

Për talentin gjerman ky moment i karrierës është kyç, pasi siç tha dhe ai vetë është gati për të luajtur titullar edhe në Bundesligë me Maincin.

I pyetur mbi të ardhmen 20-vjeçari, i cili ka nënën shqiptare, ka treguar një prapaskenë mjaft interesante.

Federata Shqiptare e Futbollit më ka kontaktuar dhe më ka propozuar që të debutoj me ekipin e të rriturve. Krenohem me këtë fakt, pasi nuk është një mundësi që të jepet ç’do ditë. Unë dua që të luaj për Gjermaninë U-21 dhe më pas të jap maksimumin dhe të luaj sa më gjatë për Gjermaninë”, tha Nelson Veiper.