Pas sulmeve të fundit izraelite, dhjetëra mijëra qytetarë iranianë kanë marrë pjesë në marshime proteste në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, përfshirë Isfahanin, Shirazin, Mashhadin dhe Komin.
Në Isfahan, ish-kryeqyt i Perandorisë Persiane, mijëra vetë morën pjesë në lutjet e së premtes dhe protestën që pasoi, duke u bashkuar edhe në ceremoninë e varrimit të një shtetasi iranian të vrarë në sulmet izraelite. Sipas pamjeve të publikuara nga Tehran Times, pjesëmarrësit mbanin një arkivol të mbuluar me flamurin iranian dhe fotografinë e një ushtari të pajisur me uniformë ushtarake. Pas arkivolit, turma me burra, gra dhe fëmijë brohoriste slogane kundër Izraelit, përfshirë thirrjen “Vdekje Izraelit”.
Ceremoni të ngjashme mortore dhe protesta u raportuan gjithashtu nga mediat shtetërore në qytetin e shenjtë të Qomit, si dhe në Karaj, një zonë periferike në perëndim të kryeqytetit Teheran.
Autoritetet iraniane kanë theksuar se protesta të tilla përfaqësojnë reagimin e popullit ndaj asaj që e cilësojnë si “agresion i hapur” ndaj sovranitetit dhe qytetarëve iranianë.









