ELEMINIMI/ Izraeli vret një tjetër shkencëtar bërthamor të Iranit, ia dërgon dronin në shtëpi

Një shkencëtar bërthamor iranian u vra në një sulm ndaj një ndërtese në Teheran të premten, raportoi transmetuesi shtetëror izraelit KAN dhe media të tjera lokale.

Ushtria izraelite nuk i komentoi menjëherë raportet.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se i kishte udhëzuar ushtrinë të intensifikonte sulmet ndaj “simboleve të regjimit” në kryeqytetin iranian, me qëllim destabilizimin e tij.

“Ne duhet të godasim të gjitha simbolet e regjimit dhe mekanizmat e shtypjes së popullsisë, siç janë Basij (milicia) dhe baza e pushtetit të regjimit, siç është Garda Revolucionare”, tha Katz në një deklaratë.

Sulmi erdhi një ditë pasi burime i thanë The Jerusalem Post  se IDF ishte afër shkatërrimit të gjysmës së lançuesve të raketave balistike të Iranit. Statistikat e tilla mund të jenë shumë të rëndësishme sepse ka një pikë kthese të mundshme rreth dëmtimit 50-70% të lançuesve iranianë, ku, edhe nëse Republika Islamike ka ende 15,000 raketa balistike të mbetura, nuk do të jetë në gjendje të lëshojë më shumë se 10-30 në të njëjtën kohë.

Po atë ditë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të marrë një vendim nëse SHBA-të do të përfshihen në konfliktin Izrael-Iran brenda dy javëve të ardhshme.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi kundër çdo përfshirjeje të drejtpërdrejtë të SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, duke thënë se Irani kishte “të gjitha opsionet e nevojshme në tryezë”.

Përafërsisht në të njëjtën kohë kur u raportua sulmi me dron në Teheran, një raketë u identifikua duke kaluar nga Gaza veriore të premten dhe ra në një zonë të hapur pranë Kibbutz Be’eri, tha IDF.

Ushtria vuri në dukje se nuk pati të lënduar dhe sirenat u dëgjuan në përputhje me protokollin.