KUJDES/ QKB, thirrje bizneseve: Deklaroni në kohë pasqyrat financiare, ja afati

Qendra Kombëtare e Biznesit u ka bërë sot një rikujtim të gjitha subjektet tregtare mbi rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.

QKB thekson se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

Afati i fundit është data 31 Korrik 2025.

Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):

• Pasqyrat financiare vjetore

• Raportin e ecurisë së veprimtarisë

• Raportin e auditimit/CNA

QKB, thirrje bizneseve: Deklaroni në kohë pasqyrat financiare, ja

Lajme ekskluzive nga CNA