Qendra Kombëtare e Biznesit u ka bërë sot një rikujtim të gjitha subjektet tregtare mbi rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.
QKB thekson se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.
Afati i fundit është data 31 Korrik 2025.
Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.
Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):
• Pasqyrat financiare vjetore
• Raportin e ecurisë së veprimtarisë
• Raportin e auditimit/CNA










