EKSTRADIMI/ Pjesëtarë të organizatave kriminale – 3 të shumëkërkuar të SPAK sillen sot nga Dubai

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të 3 shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale.

A. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

E. D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

M. K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër, njofton Policia e Shtetit.