NGJARJE E RENDE/ Sulm me thikë në një autobus, në Belgjikë – raportohet një i vdekur dhe dy të plagosu; arrestohet vrasësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë ku raportohet për një sulm me thikë që ndodhi në një autobus në Antverp.

Një pasagjer u vra dhe dy të tjerë u plagosën. I dyshuari u arrestua shpejt.

Sulmi, siç raportohet nga mediat lokale, ndodhi në autobusin 36, një linjë në të cilën janë raportuar incidente të shumta dhune.

Vitin e kaluar një autobus u sulmua nga jashtë me një pistoletë me ajër të kompresuar. Ka pasur gjithashtu disa raste vandalizmi dhe shoferët tashmë kanë qenë viktima të sulmeve.