Kontrollet për bagëtitë e imta, që vijnë nga vendet fqinje, për të parandaluar përhapjen e murtajës, kanë vijuar në mënyrë intensive.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka vënë në pranga një të ri i cili ka tentuar të fusë në Shqipëri, shqerra pa dokumentacionet përkatëse.
Shtetasi me inicialet K.F. u konstatua gjatë kontrollit në doganë nga shërbimet e policisë kufitare ndërsa mësohet se bagëtitë iu dorëzuan AKU-së për kryerjen e analizave nëse do të rezultojnë me sëmundje infektive.
Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale e “kontrabandës me mallra të licensuara”.
Vijojnë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe të kufirit të gjelbër nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë për të konstatuar rastet e paligjshme që lidhen me transportin e bagëtive të imëta.









