Zbardhen detaje nga rrëzimi i avionit në një zonë të banuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë. Avioni i ‘Air India” ka dhënë alarmin para se të rrëzohej mbi zonën e banuar. Autoritetet konfirmuan dinamikën paraprake të tragjedisë ajrore, duke sqaruar se ka qenë piloti ai që lëshoi sinjalin SOS pak para përplasjes.
Ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku i rrëzimit në pak sekonda. Avioni ndryshoi kurs sapo u ngrit në rreth 200 metra lartësi, teksa u shkëput nga pista.
Në bord ishin 242 persona, mes tyre 230 pasagjerë dhe 12 staf. Nga këta, 169 pasagjerë janë indianë dhe 53 britanikë. Mjeti fluturues u ngrit nga aeroporti në orën 08:30 të mëngjesit dhe do mbërrinte orët e pasdites në aeroportin e Londrës “Gatewick” orët e pasdites së sotme.
Avioni kishte shumë orë fluturimi dhe nuk ishin hasur probleme mekanike apo teknike, por hetimet do zbulojnë se çfarë ndodhi. Piloti ishte me eksperiencë, mbi 8 mijë orë fluturime, kurse bashkëpiloti me mbi 1 mijë orë.









