REAGIMI/ Mes pasagjerëve në avionin e rrëzuar në Indi edhe britanikë – solidarizohet kryeministri Starmer: Në mbështetje të autoriteteve lokale

Avioni me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në Indi, mes tyre raportohet se 53 ishin britanikë. Avioni me destinacion Londrën u rrëzua në një zonë banimi të quajtur Meghani Nagar.

Menëjherë janë angazhuar ekipet e shpëtimit. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë momentin e rënies së avionit.

Ndërkohë Ministria e Jashtme britanike ka njoftuar se po punon me autoritetet lokale dhe për t’i ardhur në mbështetje. Gjithashtu kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se është informuar dhe se po ndjek hapa pas hapi situatën.