Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, zonën e Alliasit.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë një konflikti mes komshinjve për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit 38-vjeçar. Ndërkohë, grupi hetimor për punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









