VIDEO-LAJM/ Kandidati për president qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një mitingu

Një kandidat për president në Kolumbi është qëlluar tri herë me armë zjarri, gjatë mittingu në kryeqytetin, Bogota

Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç, u qëlluar me dy plumba në kokë ndërsa po u drejtohej disa njerëzve në një park të shtunën.

Policia ka arrestuar një të dyshuar në vendin e ngjarjes, sipas mediave lokale.

Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i kërkoi kombit të lutet për jetën e tij.

“Miguel po lufton aktualisht për jetën e tij,” tha ajo.

Në video shihet momenti kur ai u qëllua në kokë ndërsa po fliste, duke bërë që të njerëzit e mbledhur të bërtisnin në panik.

Mjekët thanë se ai ishte qëlluar në gju dhe dy herë në kokë, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Qeveria e Presidentit Gustavo Petro dënoi me forcë sulmin si një “akt dhune jo vetëm kundër personit të tij, por edhe kundër demokracisë”.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio gjithashtu dënoi sulmin si një “kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë”.

Uribe njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në tetor.

Ai është nga një familje e shquar politike në Kolumbi, me lidhje me Partinë Liberale të vendit. Babai i tij ishte një udhëheqës sindikate dhe biznesmen.

Nëna e tij ishte Diana Turbay, një gazetare e cila u vra në vitin 1991 në një përpjekje për t’u shpëtuar pasi ishte rrëmbyer nga karteli i drogës Medellin i drejtuar në atë kohë nga Pablo Escobar.