Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Belgjikë. Raportohet se një 46-vjeçare dhe vajza e saj 6 vjeçe u gjetën të pajeta në banesë.
Mësohet se flakët përfshinë banesën e tyre, ndërsa viktimat ishin familje ukrainase e zhvendosur në Belgjikë tre vitet e fundit.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi në trupat e tyre janë gjetur plagë me thikë, ndërsa dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht. Po ashtu, bëhet me dije se kryefamiljari shërben në frontin e Ukrainës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, në zonën Hasrode, pranë Oud-Heverle.
Mediat belge raportojnë se nëna kishte ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa e bija u gjet pa ndjenja. Edhe pse u bënë përpjeke për ta rikthyer në jetë, nuk pati asnjë rezultat.









