E BUJSHME/ “Nuk qëndroj në stol” – deklarata e futbollistit që kontaktoi Kombëtarja dhe nuk pranoi ftesën: Jam portieri më i mirë

Deklarata e fundit nga Diant Ramaj është bërë virale. Portieri shqiptar i Dortmundit pretendon se është më i miri i gjeneratës së re, për këtë edhe nuk pranon stolin.

Ramaj pati një sezon mjaft të mirë me Kopenhagen në huazim. Si portier titullar ia doli të fitojë titullin kampion. Pas trofeut dha sinjale të qarta për Dortmundin, që synon titullin. Ramaj përmendi edhe Kobel te Dortmundi.

“Me të vërtetë e shijova sezonin me Kopenhagenin, çfarë arritëm është fantastike. Dhe një gjë është e qartë për mua, duhet të vazhdoj të luaj, të marr minuta dhe të stërvitem. Kështu një gjë është e sigurt për mua, nuk do të ulem në pankinë sërish te Dortmundi.

Është e qartë që nuk do të kthehem te Dortmundi për të qëndruar pas, që nuk kam shanse për të luajtur prapa Gregor Kobel. Duhet të luaj. E kam thënë se jam portieri më i mirë i gjeneratës së re. Dhe mendoj se e kam vërtetuar këtë përgjatë muajve të fundit”, u shpreh Ramaj për “Sport Bild”.

Kujtojmë se 23-vjeçari ka zbuluar më parë se është kontaktuar nga Shqipëria dhe Kosova, por pret ftesën e Gjermanisë. Një ftesë që nuk e ka fituar akoma.