Ndeshjet e sotme të fazës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në Evropë kanë prodhuar rezultate të bujshme dhe mjaft surprizuese. Vëmendja kryesore shkon te humbja e thellë e Italisë ndaj Norvegjisë, ndërsa Kroacia dhuron spektakël me 7 gola në Gibraltar. Ja panorama e plotë:
Çekia 2–0 Mali i Zi
Një fitore e pastër për çekët, që mbajnë ritmin dhe qëndrojnë lart në grup.
Estonia 1–3 Izraeli
Izraeli rikthehet te fitorja me një paraqitje të sigurt në transfertë ndaj Estonisë.
Gibraltar 0–7 Kroacia
Një nga fitoret më të thella të mbrëmjes. “Vatrenët” nuk kursyen asgjë ndaj modestëve të Gjibraltarit, duke shënuar plot shtatë gola.
Maqedonia e Veriut 1–1 Belgjika
Rezultat befasues në Shkup, ku vendasit ndalën një nga superfuqitë e futbollit europian. Një barazim me shumë vlerë për Maqedoninë.
Norvegjia 3–0 Italia
Goditje e rëndë për Italinë në Oslo. Golat e Sørloth (14’), Nusa (34’) dhe Haaland (42’) vulosën fatin e ndeshjes që në pjesën e parë. “Axurrët” dolën pa ide dhe pa rrezik në portën kundërshtare, duke u renditur në fundin e grupit.
Uellsi 3–0 Lihtenshtajni
Fitore pa histori për Uellsin, që kontrolloi lojën nga fillimi në fund ndaj një kundërshtari të dobët.









