LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët një pallat në Astir (VIDEO)

Një apartament në afërsi të ‘Alfa Bank’ në Astir, është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne.

Në video e siguruar nga Boldnews.al, flakët janë përhapur në ballkonin e apartamentin dhe nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Po ashtu u bë me dije se policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa forcat e zjarrfikëse nuk kanë mbërritur ende.

Ndërsa po ashtu nuk dihet nëse ka të lënduar nga zjarri.