Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në “Arena Kombëtare” mbrëmjen e 7 qershorit.
Për këtë temë ka pasur analiza në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNews Albania”. Një nga të ftuarit ishte edhe trajneri Dritan Mehmeti, i cili dha mendimin e tij për ndeshjen, por preku në veçanti edhe temën e Ernest Muçit.
“Nuk e kuptoj sesi Silvinjo e thërret Ernest Muçin dhe nuk e aktivizon. Nuk e aktivizon në asnjë moment, madje as kundër Andorrës, madje as kur rezultati ishte 2-0 kundër Andorrës.
Nuk do të luajë as kundër Serbisë ky lojtar, nuk ka logjikë sportive sesi të luaj pasi ti nuk po e hedh në fushë me Andorrën, nuk ke si e fut me Serbinë”, tha Mehmeti.









