MANIPULIMI/ Kushëriri i Elvis Roshit, kandidat i Berishës në Kavajë, pretendon se i vodhën votat – zbulohet kërkesa në KQZ

Pas Aulon Kalasë dhe disa kandidatëve të tjerë të PD, edhe kushëri i Elvis Roshit ka dyshime se i kanë vjedhur votat.

Elton Roshi, i cili kandidoi për deputet në Qarkun Tiranës nën siglën e PD-AShM në zgjedhjet e 11 majit, ka kërkuar zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vënien në dispozicion të pamjeve filmike për të gjitha Qendrat e Numërimit të Votave (QNV) në këtë qark.

Në kërkesën e tij drejtuar KQZ-së, Elton Roshi specifikon se kjo kërkesë vlen për çdo KZAZ të Tiranës, përjashtuar ato të bashkive Rrogozhinë dhe Kavajë. Ai nënvizon se synimi është shqyrtimi i materialeve vizuale të procesit të numërimit për të garantuar transparencën dhe integritetin zgjedhor, si dhe për të identifikuar çdo element që mund të shërbejë si bazë për një ankimim të mundshëm.

Edhe kushëriri i Elvis Roshit dyshon se i vodhën votat, zbulohet