Java nis me diell e përfundon me reshje – moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik, ka njoftuar se për pesë ditët e ardhshme moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me alternime të diellit, vranësirave dhe reshjeve të shiut.
Temperaturat pritet të shënojnë luhatje të lehta, ndërsa reshjet më të theksuara priten gjatë ditëve të enjte dhe të premte.
Parashikimi për pesë ditët:
E hëne – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare..
E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
E mërkurë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende -vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
E enjte- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
E premte- Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.









