AKSIDENT/ Në Lushnje, makina përfundon në kanal; humb jetën 28-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”.

Mësohet se shtetasi 28vjeç ka humbur kontrollin e automjetit. Më pas ka përfunduar në një kanal me ujë. I riu ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.