Luhen sot 3 ndeshjet e fundit për këtë sezon në La Liga. Ndeshja e parë ishte ajo mes Xhirona-Atletiko Madrid, e cila përfundoi 0-4 për “Colchoneros”.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 67, pas një aksioni të bukur dhe kombinimi fantastik Shortloth-Alvarez-De Paul dhe që u finalizua me sukses nga sulmuesi norvegjez.
Goli i dytë u shënua nga Klement Lenglet në minutën e 87, topi i goditur nga Julian Alvarez nuk u zotërua mirë nga portieri vendas, mbrojtësi francez gjendej në kohën dhe momentin e duhur duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutat e fundit, pati kohë dhe për dy gola të tjerë të Shorloth, i cili realizon kështu hat-trick, duke vulosur shifrat përfundimtare 0-4. Atletiko e mbyll sezonin në vendin e tretë me 76 pikë, ndërsa Xhirona në vendin e 16, shumë larg nga renditja e sezonit të kaluar, ku siguroi për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në Champions League.









