BERISHA NE SPAK/ I bindet masës së sigurisë “detyrim paraqitje” – në mbështetje të tij edhe disa deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në mbështetje të Berishës jashtë ambienteve të SPAK kanë dalë edhe disa deputetë që kanë marrë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, por edhe mbështetës dhe militantë demokratë.