Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në mbështetje të Berishës jashtë ambienteve të SPAK kanë dalë edhe disa deputetë që kanë marrë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, por edhe mbështetës dhe militantë demokratë.









