PRONONCIMI/ Chris LaCivita flet për “non grata”-n e Sali Berishës dhe tregon nëse e ka ftuar në SHBA

Drejtuesi i fushtës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita së bashku me Sali Berishën mbrëmjen e sotme kanë qenë të ftuar në emisionin “Top Story”.

Teksa kanë folur për mbylljen e fushatës, e cila ishte mbrëmjen e sotme, LaCivita-s i është drejtuar një pyetje në lidhje “non grata”-n e Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se nuk kishte dijeni për këtë gjë, pasi sipas tij ka qenë totalisht i fokusuar vetëm në fushatën e Partisë Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivitaJo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivitaJo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.