Drejtuesi i fushtës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita së bashku me Sali Berishën mbrëmjen e sotme kanë qenë të ftuar në emisionin “Top Story”.
Teksa kanë folur për mbylljen e fushatës, e cila ishte mbrëmjen e sotme, LaCivita-s i është drejtuar një pyetje në lidhje “non grata”-n e Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se nuk kishte dijeni për këtë gjë, pasi sipas tij ka qenë totalisht i fokusuar vetëm në fushatën e Partisë Demokratike.
Pjesë nga biseda:
Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?
LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.
I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?
LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.









