KRIZA/ Sot përpjekja e 13-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Sot sërish do të mblidhen deputetët e Kosovës, në përpjekjen e 13-të për konstituim të Kuvendit.

Procesi i konstituimit të Kuvendit ka mbetur në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ku e propozuar për këtë pozitë nga Lëvizja Vetëvendosje është Albulena Haxhiu.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për Haxhiun, pasi sipas tyre, nuk është person unifikues.

Në anën tjetër, LVV insiston në emrin e Haxhiu.

Telegrafi do të mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet në Kuvend.