PERPLASJE NE KORÇE/ Kandidatët akuza të ndërsjellta për blerje votash! Jaupllari i PS: Militantët e Spahos po shantazhojnë shtabet e PS! Demokrati: Po shpëndahen para

Kandidati i Partisë Socialiste në Korçë, Arian Jaupllari akuzon kundërshtarin e tij politik, demokratin Edmond Spaho se ka nxjerr militantët e tij për t’u bërë presion e për të shantazhuar shtabet elektorale të PS, n këtë qark nën pretekstin se po mbron votat.

Jaupllari thotë se ditën e djeshme në kuadër të fushatës elektorale, ka patur një tur në disa fshatra dhe për të mbyllur ditën e angazhimit elektoral, është ndaluar në fshatin Podgorie rreth orës 19:00. Kandidati i PS thotë se ka kryer takime individuale me banorë të ndryshëm të fshatit, në mbi 20 familje, dhe i kam ftuar të më mbështesin Partinë Socialiste.

“Ndërkohë që isha në përfundim të takimit, rreth orës 20:30, një mjet me targa greke, së bashku me një mjet tjetër tip “Range Rover”, po më përndiqnin mua dhe të rinjtë që më shoqëronin në takim. Në një moment, drejtuesi i mjetit me targa greke ka qëndruar, duke bërtitur dhe hedhur akuza në drejtim të të rinjve”, shkruan Arian Jaupllari.