Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me lajmin që po qarkullon gjatë orëve të fundit se ish-kryeministrit Sali Berisha i është hequr “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se mund të shkelë tokën amerikanë kur ai të dëshirojë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kokalari e interpreton postimin e gazetarit Marc Caputo si një “shashkë” e hedhur para zgjedhjeve me qëllim për të influencuar në to.
Sipas aktivistes “non-grata” ndaj Berishës nuk është hequr dhe ish-kryeministri nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu sikurse po thuhet së fundmi.
“Shkurt- SANKSIONET NUK JANE HEQUR. Ky tëeet eshte bere thjeshte per te influencuar zgjedhjet ne Shqiperi. Sali Berisha ne kete moment eshte akoma ‘non-grata’ ne Amerike!”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
O budallenje…gazetari tha qe i paskan thene ata ne DASH qe “dhe mund” te hiqen, jo se u hoqen. Keyëord ‘dhe’, pra mundet por nuk eshte e sigurt.
Nje gazetar tjeter qe foli me DASH disa dite me pare, j’u tha qe Berisha as ka vize dhe duket si ‘ëishful thinking’ per t’ja hequr ose per te udhetuar ne Amerike.
Dhe me e rendesishme, sipas ‘gazetarit’ qe ka shkruar cfare i ka kerkuar besoj zyra e Trujillos, qe keto ishin sanksione te politizuara nga Biden. Nese keto ishin sanksione gabim, atehere pse pagoi Sali Berisha $6 million ish-shefit te shtabit te Rubios?
per me teper, Andi Bushati qe eshte bere shok i ngushte i Cim mencurise, nga e gjeti dhe e botoi kete tëeet brenda 30 minuta?
Kush ja dergoi Bushatit?
Shkurt- SANKSIONET NUK JANE HEQUR.
Ky tëeet eshte bere thjeshte per te influencuar zgjedhjet ne Shqiperi.
Sali Berisha ne kete moment eshte akoma ‘non-grata’ ne Amerike!!









