Për herë të dytë ka dështuar zgjedhja e Papës së ri në Vatikan. Nga Oxhaku në Kapelën Sistine doli sërish tym i zi, që tregon se 133 kardinalët e mbledhur nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e Papës.
Një sinjal i dytë pritet të jepet pasdite dhe nese del tym i bardhe do te thote se Papa eshte zgjedhur.
Kardinalët e nisën të mërkurën ritualin e fshehtë për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.









