ISH-RITHEMELUESJA/ Kokalari mesazh Berishës: Lufta për liri fillon me pastrimin e PD, mbështetja e Trump nuk blihet

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, një prej kritikeve më të forta të kreut demokrat, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka dërguar një mesazh të prerë, duke e paralajmëruar se mbështetja e Donald Trump s’ka nevojë të blihet.

Kokalari shprehet se lufta për liri fillon me pastrimin e PD-së. Në vijim aktivistja thekson se kjo është e vetmja mënyrë për një fitore të pastër dhe masive ndaj Edi Ramës

“Lufta për liri fillon me pastrimin e PD-së!!

Mbështetja a Trumpit s’ka nevojë të blihet. Fondet (legale) duhen shpenzuar vetëm për kandidatët e PD-së në të gjitha zonat elektorale.

Kjo është e vetmja mënyrë për një fitore të pastër dhe masive ndaj Edi Ramës”, shkruan ajo.

Ja linku:👉 https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1037680411640616&set=a.166675292074470&type=3&ref=embed_post