Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, një prej kritikeve më të forta të kreut demokrat, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka dërguar një mesazh të prerë, duke e paralajmëruar se mbështetja e Donald Trump s’ka nevojë të blihet.
Kokalari shprehet se lufta për liri fillon me pastrimin e PD-së. Në vijim aktivistja thekson se kjo është e vetmja mënyrë për një fitore të pastër dhe masive ndaj Edi Ramës
“Lufta për liri fillon me pastrimin e PD-së!!
Mbështetja a Trumpit s’ka nevojë të blihet. Fondet (legale) duhen shpenzuar vetëm për kandidatët e PD-së në të gjitha zonat elektorale.
Kjo është e vetmja mënyrë për një fitore të pastër dhe masive ndaj Edi Ramës”, shkruan ajo.
Ja linku:👉 https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1037680411640616&set=a.166675292074470&type=3&ref=embed_post









